SPORT

Mungon vetëm zyrtarizimi, Chelsea arrin marrëveshje me yllin e madh të Ajax

Ylli i Ajaxit, Hakim Ziyech, raportohet se do ta kalojë nga Amsterdami në Londër gjatë afatit kalimtar të verës, për shkak të marrëveshjes së arritur të klubit holandez me Chelsea.

Gazeta holandeze Telegraaf raporton se Chelsea ka arritur marrëveshje, edhe pse jo të shkruar, për transferimin e mesfushorit Hakim Ziyech nga Ajaxi gjatë afatit kalimtar të verës.

Trajneri Frank Lampard dëshiron me ngulm ta sjellë mesfushorin maroken në Stamford Bridge, ndërsa tani kanë filluar punët për ta blerë atë për 45 milionë euro sapo të përfundojë ky sezon 2019/20.

Chelsea është për momentin i vetmi klub në negociata me Ajaxin për transferimin e Ziyechut, i cili ka kontribuar me gjashtë gola dhe 12 asiste te kamionët holandezë gjatë këtij sezoni në ligën elitare të futbollist në Holandë.

Klubi londinez filloi të punojë për transferimin e Ziyechut javën e kaluar, pasi Lampard ishte shumë i zemëruar që klubi s’e transferoi asnjë lojtar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Lampardi kishte bërë të dit..

Lampardi kishte bërë të ditur se dëshironte përforcime në skuadër në janar, veçanërisht pasi që klubi ishte munduar shumë për ta hequr dënimin e FIFA-s që s’e lejonte të transferonte lojtarë të rinj.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top