SPORT

Një tjetër shqiptar zgjidhet ndër më të mirët në Evropë

Ekipi i Veronas, që është ngjitur këtë sezon në elitën e futbollit në Itali, ka në gjirin e vet një talent që mund t’i jellë të ardhura të konsiderueshme në vijim. Bëhet fjalë për Marash Kumbullën, djaloshin shqiptar që është grumbulluar edhe nga Kombëtarja e Edi Rejas.

Këtë sezon, ai ka zhvilluar pesë takime duke arkivuar 438 minuta. Djaloshi i lindur në Peschiera del Garda por me origjinë nga Shkodra, ka shënuar edhe një gol këtë sezon. 19 vjeçari që me paraqitjet e tij ka bërë për vetë drejtuesit e klubit dhe jo vetëm, gjendet në formacionin ideal të Serisë A deri në javën e shtatë.

Përkrah Acerbit dhe De Vrij, Kumbulla plotëson trion e mbrojtjes. Në këtë formacion gjenden emra si Pjanic, Sensi, Kolarov apo Kajehon.

Marash Kumbulla ka qënë disa herë në formacionin ideal të Serisë A, pas paraqitjeve të mira. Një vlerësim i madh është edhe pesëmarrja në 11-shen më të mirë të 5 ligave më të forta europiane në futboll, shkruan Newsport.al.

Ai gjendet në formacionin e lojtarëve nën ..

Ai gjendet në formacionin e lojtarëve nën moshën 21 vjeçare. Si pasojë e parqitjeve të mira, Kumbulla ka zgjuar dëshirën e klubeve me emër, që kanë kryer sondazhet e tyre për të pasur 19 vjeçarin në gjirin e tyre.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top