SPORT

U është dhënë lamtumira e fundit Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna

Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna u varrosën javën e kaluar.

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna u varrosën javën e kaluar në një ceremoni private të familjes, afër shtëpisë së familjes Bryant në Orange County në Kaliforni, sipas certifikatave të vdekjes së tyre.

Certifikata e vdekjes për Kobe Bryant, 41-vjeçar, bën të ditur se ai u varros më 7 shkurt në Pacific View Memorial Park në Corona del Mar. Fillimisht ishte planifikuar që ai të varrosej në Westwood Village Memorial Park, por familja i ndryshoi planet më vonë, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, një mbledhje komemorative është planifikuar për Bryant dhe vajzën e tij më 24 shkurt në Staples Center. Kjo mbledhje do të jetë ngjarja e fundit në listën e gjatë të eventeve të planifikuara për ndër të ikonës së basketbollit, që nga vdekja e tij më 26 janar.

Kobe Bryant, Gianna dhe shtatë persona të tjerë mbetën të vdekur pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin. Helikopteri nuk kishte probleme me motor, por problemi bes..

Kobe Bryant dhe vajza e tij Gianna u varrosën javën e kaluar.

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna u varrosën javën e kaluar në një ceremoni private të familjes, afër shtëpisë së familjes Bryant në Orange County në Kaliforni, sipas certifikatave të vdekjes së tyre.

Certifikata e vdekjes për Kobe Bryant, 41-vjeçar, bën të ditur se ai u varros më 7 shkurt në Pacific View Memorial Park në Corona del Mar. Fillimisht ishte planifikuar që ai të varrosej në Westwood Village Memorial Park, por familja i ndryshoi planet më vonë, transmeton KosovaToday.

Ndërsa, një mbledhje komemorative është planifikuar për Bryant dhe vajzën e tij më 24 shkurt në Staples Center. Kjo mbledhje do të jetë ngjarja e fundit në listën e gjatë të eventeve të planifikuara për ndër të ikonës së basketbollit, që nga vdekja e tij më 26 janar.

Kobe Bryant, Gianna dhe shtatë persona të tjerë mbetën të vdekur pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin. Helikopteri nuk kishte probleme me motor, por problemi besohet të ketë qenë ose moti, ose ndonjë veprim i pilotit.

Raporti i fundit i publikuar nga Bordi Kombëtar i Sigurisë në Transport (NTSB) i sqaroi disa gjëra, si historinë e e fluturimeve të pilotit dhe të helikopterit Sikorsky S-76B, motin në atë mëngjes dhe komunikimin me kontrolluesit e trafikut ajror.

“Këto lajme zakonisht shërbejnë si udhëzues për drejtimin e hetimeve. Në këtë rast, raporti u fokusua në motin dhe në komunikimin e pilotit me kontrolluesit e trafikut ajror. Në fund, kam frikë se vëmendja do të jetë te piloti dhe vendimet e tij”, ka thënë eksperti i transportit dhe ish-drejtori menaxhues i këtij bordi, Peter Goelz.

NTSB-ja u përqendrua te faktet e këtij rasti, përfshirë këtu publikimin e disa fotografive të reja, mirëpo nuk e bëri analizën e tyre. Bordi do ta publikojë analizën dhe arsyen e rrëzimit të helikopterit në raportin final, që mund të vonojë deri në një vit.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top