SPORT

Vendos Juventus: Sarri nuk shkarkohet

Juventus vazhdon t’i besoj Maurizo Sarrit.

Ditën e enjte në Stadiumin Giuseppe Meazza, në ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Italisë Juventusi do të përballet me ekipin e Milanit, kompeticion të cilin bardhezinjtë e kanë fituar 4 herë në 5 vitet e fundit dhe në prag të sfidës me kuqezinjtë trajneri i “zonjës së vjetër” Maurizio Sarri qartësoi se ka mbështetjen e plotë të skuadrës.

Para së gjithash trajneri i Juventusit rrëfeu se darka me presidentin e klubit Andrea Agnelli ishte e programuar, që pas takimit me Fiorentinën, por thjesht ishte shtyrë për shkak të impenjimeve të numrit 1 të klubit, ndërsa vetë Sarri asokohe ishte i angazhuar me punët e tij në Coverciano.

Me humor trajneri napolitan shpjegoi se me presidentin darkojnë por jo shpesh, megjithatë 61-vjecari nxorri në pah dëshirën e vazhdueshme të Andrea Agnelli-t për t’i treguar restorantet më të mira të Torinos.

Sarri shpjegoi se me presidentin nuk flasin kurrë për ndeshje të caktuara, por thjesht për futbo..

Juventus vazhdon t’i besoj Maurizo Sarrit.

Ditën e enjte në Stadiumin Giuseppe Meazza, në ndeshjen e parë të fazës gjysmëfinale të Kupës së Italisë Juventusi do të përballet me ekipin e Milanit, kompeticion të cilin bardhezinjtë e kanë fituar 4 herë në 5 vitet e fundit dhe në prag të sfidës me kuqezinjtë trajneri i “zonjës së vjetër” Maurizio Sarri qartësoi se ka mbështetjen e plotë të skuadrës.

Para së gjithash trajneri i Juventusit rrëfeu se darka me presidentin e klubit Andrea Agnelli ishte e programuar, që pas takimit me Fiorentinën, por thjesht ishte shtyrë për shkak të impenjimeve të numrit 1 të klubit, ndërsa vetë Sarri asokohe ishte i angazhuar me punët e tij në Coverciano.

Me humor trajneri napolitan shpjegoi se me presidentin darkojnë por jo shpesh, megjithatë 61-vjecari nxorri në pah dëshirën e vazhdueshme të Andrea Agnelli-t për t’i treguar restorantet më të mira të Torinos.

Sarri shpjegoi se me presidentin nuk flasin kurrë për ndeshje të caktuara, por thjesht për futbollin në përgjithësi, sidoqoftë përsa i përket skuadrës veterani napolitan tha se shpesh herë mbetet i habitur nga rezultatet, pasi ekipi sipas tij stërvitet mirë dhe plot intensitet. Trajneri i kampionëve në fuqi shtoi se shumë herë ekipi zhbllokon ndeshjet dhe shënon i pari, por ndoshta stafi teknik duhet të bëjë më shumë në administrimin e këtyre situatave.

Për veteranin lojtarët kanë një lloj bllokimi në aspektin psikologjik në momente të tilla, gjithsesi me krenari Maurizio Sarri shtoi se formacioni që ai drejton është në përputhje të plotë me objektivat sezonalë dhe në këtë pjesë të sezonit është në lojë për të gjithë kompeticionet. Sipas Sarrit problemi i administrimit të avantazhit është një problem që duhet zgjidhur shpejt, sepse në prag është pikërisht dueli i kupës me Milanin, një ekip që sipas trajnerit të Juventusit është përmirësuar ndjeshëm gjatë muajit të fundit, gjë që e konfirmoi edhe në derbi.

Për 60-vjecarin kuqezinjtë e humbën derbin në mënyrë të diskutueshme, sidoqoftë Sarri pret që takimi me Milanin të jetë tepër i komplikuar, pasi kur bëhet fjalë për Juventusin të gjitha skuadrat kundërshtare motivohen akoma më shumë.

Në lidhje me kërkesën për ndihmë pas disfatës me Veronën në Bentegodi, Maurizio Sarri qartësoi se ishte një frazë që i referohej më shumë lojtarëve lider, pasi në gjirin e skuadrës ka plot të tillë. 6

0-vjecari shpjegoi se ka bërë një rivlerësim të futbollistëve dhe karakteristikave të lojtarëve që ka në dispozicion dhe pas dëmtimit të brazilianit Douglas Costa trajneri i Juventusit deklaroi se ekipi mund të kthehet në rreshtimin 4-3-1-2.

Në lidhje me mesfushorin Miralem Pjanic Sarri tha se në përgjithësi bëhet fjalë për një futbollist dinamik po pa përshpejtime të vecanta të lojës, gjithsesi për veteranin 29-vjecari boshnjak po përballet me luhatjet e zakonshme që ndodhin normalisht gjatë sezonit, kështuqë maksimumi pas dy javësh ai pret që numri 5 të rikthehet për të luajtur njësoj si më parë, për të dhënë më të mirën në fushë.

Sarri qartësoi se Cristiano Ronaldo do të pushojë atëherë kur portugezi të ketë nevojë dhe ta shikojë të arsyeshme, por gjithashtu ai mori në mbrojtje edhe mesfushorin uruguajan Bentancur për një gabim që sipas tij mund t’i ndodhë gjithkujt, ndërsa në lidhje me Ramsey-n trajneri napolitan theksoi se uellsiani po përmirësohet si në aspektin fizik ashtu edhe në atë të besimit, ndërsa qendërmbrojtësi Giorgio Chiellini ka luajtur për 50′ në radhët e të rinjve ndaj një formacioni diletantësh dhe është në rrugë të mbarë për t’u riaftësuar për pjesën më të rëndësishme të sezonit.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top