SPORT

ZYRTARE: Ja ku luhet “El Clasico”

El Clasico nul do të zhvillohet me datën që është paraprë.

Tashmë vendimi është zyrtar: El Clasico i parë i sezonit, Barcelona-Real Madrid, nuk do të luhet, sikurse ishte parashikuar, më 26 tetor, për shkak të protestave në kryeqendrën e Katalunjës.

Komiteti i Konkurrencës i Federatës Spanjolle të Futbollit u bëri thirrje të dy ekipeve, të enjten në mbrëmje, të arrijnë marrëveshjen për një datë të re. Pasi Barcelona e braktisi idenë se do të luhet në datën e caktuar, klubet tashmë kanë filluar bisedimet dhe me shumë mundësi do të caktohet data 18 dhjetor.

U hodh poshtë opsioni i dytë i propozuar nga La Liga për ta luajtur El Clasicon të shtunën, më 7 dhjetor. Kjo nënkuptonte lëvizjen e disa ndeshjeve të ekipeve që nuk kanë asnjë lidhje me gjithçka që po ndodh.

Në këtë mënyrë, Real Madrid do të shkojë në Camp Nou për El Clasicon pasi të ketë luajtur kundër Valencias në “Bernabeu” dhe para transfertës me Bilbaon.

Skuadra e Barçës, ndërkohë para El Clasicos do të luajë në San Sebasti..

Skuadra e Barçës, ndërkohë para El Clasicos do të luajë në San Sebastian me Real Socedadin dhe më pas do të presë Alavés. Me këtë vendim, të dy klubet po përpiqen të minimizojnë dëmet për shkak të kalendarit të ngjeshur.

Është detyrim që çdo ndeshje e shtyrë e fazës së parë duhet të luhet para fillimit të raundit të dytë (17 janar). Përveç problemit të tifozëve që kishin rezervuar biletën dhe udhëtimin për në Barcelonë, dëmi tjetër i madh vjen nga audienca televizive, pasi një ndeshje e luajtur të mërkurën në mbrëmje nuk do të ketë të njëjtën audiencë si në fundjavë.

Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJME ME TE LEXUARA

Loading...
To Top