Tahiri për vjetorin e themelimit të AAK-së: 22 vjet, në shërbim të vendit

AAK po feston themelimin si parti.

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, njëherit sekretar i përgjithshëm i kësaj partie tha se para 22 vitesh, Ramush Haradinaj, bashkë me një pjesë të lidershipit luftës themeloi AAK-në.

Tahiri përmes një shkrimi në faqen e tij në facebook, është shprehur se Haradinaj në atë kohë vendosi themelin dhe urat për shumë procese dhe zhvillime politike.

“Në vitin 2000, ishte koha kur të tjerët po i fryenin ndarjeve, përplasjeve e polarizimeve politike, në ‘theqafje’ deri në pambarim. Në atë kohë, Haradinaj themeloi Aleancën, me vizonin e qëndrushmërisë politike, bashkimit, tolerancës, dhe mbi të gjitha, shtetformimit. Edhe kësaj radhe, Haradinaj, vendosi kauzen mbi inatet dhe ideologjitë”, theksoi Tahiri.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip