Tahiri: Zotohem që në Kuvend do të ngriti zërin për punëtorët e sektorit privat

Sot është 1 maji dita e punëtorëve.

Besnik Tahiri, deputet i AAK-së, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka thënë se shumica e punëtorëve në sektorin privat sot punojnë pa kontrata.

Ai është zotuar që në Kuvend të Kosovës do të ngriti çështje që lidhen me punëtorët.

Shkrimi i plotë i tij:

Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, në shënim të 1 Majit, sot do të doja t’ua dedikoj një vlerësim të lartë të gjithë atyre punëtorëve që janë të punësuar në sektorin privat.

Disi për vite me radhë, të gjithë ne që kemi qenë në sektorin publik, kemi heshtur ndaj shumë padrejtësive, të cilat kanë ndodhur, e në veçanti po ndodhin tani.

Përderisa secili punëtor në sektorin publik sot i ka marrë 100 euro, të gjithë punëtorët e sektorit privat duhet të presin, të regjistrohen të verifikohen për një ndihmë shumë të vogël, ky proces ka mund të ndodh para feste!

Shumica e punëtorëve në sektorin privat sot punojnë pa kontrata.

Një numër i madh i tyre janë të nënvlerësuar në paga, dhe mbi të gjitha, nuk kanë siguri në kontratën e tyre.
Në këtë ditë, jam me ju dhe në këtë ditë zotohem që në Kuvend të Kosovës do të ngriti çështje që lidhen me ju.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip