Taksistit i vidhen nën kërcënimin e armës 132 euro dhe dy telefona

Nën kërcënimin e armës taksistit në Prishtinë i vidhen 132 euro dhe dy telefona.

Në fshatin Keqekollë të Prishtinës një punëtorit të një kompanie taksish i janë vjedhur nën kërcënimin e armës 132 euro dhe dy telefona mobilë.

Sipas tij, ai është kërëcnuar nga tre persona që i kanë hipur në veturë dhe pasi kanë vjedhur paratë janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE & VJEDHJE E RËNDË /Fsh. Keqekollë, Prishtinë 01.05.2022 – 02:20. Viktima mashkull kosovar, punëtor i një kompanie taksistësh ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë hipur në veturë (taxi) dhe me forcë dhe nën kërcënimin e armës ia kanë marrë 132 euro para të gatshme dhe dy telefona mobil.

Të dyshuarit kanë dalë nga vetura dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip