Tashmë zyrtare, Adele divorcohet nga bashkëshorti

Shpërndaje

Adele divorcohet zyrtarisht nga bashkëshorti.

Këngëtarja me famë botërore, Adele dhe ish-bashkëshorti i saj, Simon Konecki, kanë përfunduar procedurën e divorcit dy vite pas ndarjes së tyre.

32-vjeçarja dhe 46-vjeçari tashmë janë zyrtarisht të divorcuar. Sipas “US Weekly”, një gjykatës ka nënshkruar marrëveshjen të enjten.

Ndërkohë thuhet se këngëtarja e hitit “Someone Like You” është detyruar që të përdorë ndërmjetësues për të ndarë pasurinë e saj prej 190 milionë dollarë gjatë procedurave gjyqësore.

Ndërkohë këngëtarja e famshme dhe CEO i bamirësisë zbuluan se nuk ishin më bashkë që në prill të vitit 2019. Dhe pesë muaj më vonë, 32-vjeçarja paraqiti dokumentet për divorc në gjykatë.

Më pas, në prill të vitit 2020 një gjykatë në Los Angelos miratoi kërkesën e Adele që të mbaheshin private detajet për divorcin e saj.

Çifti është prind i një djali 8-vjeçar, Angelo, e ka rënë dakord për kujdestarinë e përbashkët të tij.

Kujtojmë se Adele filloi të takohej me Simon në 2011-ën dhe në tetor të vitit 2012, ata u bënë prindër për herë të parë. Ata u martuan në fshehtësi në vitin 2016.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip