Tërnava tregon se për sa ditë do ndërtohet skeleti i Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Shumë shpejtë do të ndërtohet Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava tha se për 400 ditë pritet që të ndërtohet skeleti i Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Tërnava në emisionin “Kandili” në Tëvë1, tha se gjatë kësaj kohe kanë pasur pengesa të mëdha por që sipas tij kanë arritur që t’i kalojnë.

“Për 400 ditë prej sot po them do të jetë skeleti i ndërtuar i Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Të gjithë ato barriera tashmë kanë kaluar, kanë ikur dhe nuk dëshiroj t’i kthehem më asaj, kemi pasur pengesa jashtëzakonisht të mëdha të natyrave të ndryshme por ia kemi dalë t’i kalojmë”, ka thënë Tërnava.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip