Transformim digjital në nivel lokal – komunitet i kyçur për rezistencë kundër korrupsionit, projekti më i ri i Metamorfozis, Blink 42-21 dhe Koalicionit Rural

Fondacioni Metamorfozis në partneritet me Koalicionin Rural dhe Qendra për Inovacione Blink 42-21 dje e nënshkruajti projektin më të ri “Transformimi digjital në nivel lokal  – komunitetit i kyçur për rezistencë të korrupsionit (DIGILOG), në kuadër të grantit të fituar nga CIVICA Mobilitas – projekt i Ambasadës së Zvicrës të cilin e zbaton Qendra Maqedonase […]

Transformim digjital në nivel lokal – komunitet i kyçur për rezistencë kundër korrupsionit, projekti më i ri i Metamorfozis, Blink 42-21 dhe Koalicionit Rural
Nënshkrimi i projektit Transformimi digjital në nivel lokal  - komunitetit i kyçur për rezistencë të korrupsionit (DIGILOG)

Fondacioni Metamorfozis në partneritet me Koalicionin Rural dhe Qendra për Inovacione Blink 42-21 dje e nënshkruajti projektin më të ri “Transformimi digjital në nivel lokal  – komunitetit i kyçur për rezistencë të korrupsionit (DIGILOG), në kuadër të grantit të fituar nga CIVICA Mobilitas – projekt i Ambasadës së Zvicrës të cilin e zbaton Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar – MCMS në partneritet me NIRAS nga Danimarka dhe FCG nga Suedia.

Projekti ka për qëllim kyçej e komunitetit për rrezistencë më të madhe të korrupsionit në nivel lokal.

“Shkatërrimi  i korrupsionit është thelbësor për rritjen e besueshmërisë në institucione, mbrojtjen e demokracisë, promovimin e barazisë dhe menaxhimit të mirë. Qytetarët e njohin korrupsionin si problem më të madh, ndërkaq trysnia korruptive dhe viktimizimi janë rritur ndjeshëm. Shfrytëzimi i përfitimeve nga teknologjitë digjitale mundet ndjeshëm ta avancojë transparencën në nivel lokal dhe me atë ta zvogëlojë korrupsionin”, thuhet në përshkrimin e projektit”, deklaroi për Portalb.mk Mila Josifovska Danillovska, menaxhere programi për Llogaridhënie Shoqërore dhe të drejtat e njeriut online në Fondacionin Metamorfozis.

Qëllime specifike të projektit janë që të avancohet hapja e komunave nëpërmjet bashkëpunimit më të mirë mes shoqërisë civile dhe qytetarëve me autoritetet lokale dhe, kyçje aktive e qytetarëve në procesin e miratimit të vendimeve nëpërmjet veglave inovative digjitale.

Projekti zgjatë 34 muaj dhe do të përfshijë komuna nga tetë planet rajonale të Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të thirrjes janë ndarë edhe 7 projekte tjera për organizatat të cilat në partneritet me organizata tjera do t’i kryejnë aktivitetet e parapara.