Transportuesit publikë të udhëtarëve po vazhdojnë grevën, kjo është kërkesa e komunave për Qeverinë

Shpërndaje

Komunat kërkojnë nga Qeveria t’ua përmbush kërkesat transportuesve publikë.

Transportuesit publikë të udhëtarëve po vazhdojnë grevën, pasi po vlerësojnë se Qeveria nuk po ua përmbush kërkesat e tyre për ndihmë financiare.

Nga Komuna e Prizrenit për kp kanë thënë se me qëllim të përkrahjes së operatorëve të transportit publik të ndikuar negativisht nga situata pandemike, gjatë vitit të kaluar, si komunë i kanë ndarë gjithsej 130.000 euro subvencione.

Ndërsa kanë shtuar se nëse Qeveria e Kosovës ka premtuar një mbështetje të tillë, atëherë duhet t’i përmbahet zotimeve të saj.

Edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ua përmbush kërkesat transportuesve publikë “Anamorava”.

Haziri ka thënë se këto kërkesa të transportuesve janë të arsyeshme, duke e marrë parasysh faktin se janë shërbyes publikë.

Ndryshe, nga dje transportuesit publikë në Gjilan dhe në mbarë Kosovën kanë hyrë në grevë, duke ndërprerë të gjitha linjat e transportit të udhëtarëve, deri në përmbushjen e kërkesave tëtyre.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip