U përleshen mes vete, Policia arreston burrin me tre djemtë e tij në Malishevë

Shpërndaje

Policia arreston burrin me tre djemtë e tij në Malishevë pasi u përleshen mes vete.

Babai së bashku me tre djemtë e tij në Malishevë janë arrestuar pasi janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshje që kanë pasur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur më 17 mars rreth orës 20:00.

Gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 24 fishekë, para të gatshme, një thikë me këllëf, një brisk dhe një revole me një karikator dhe 181 fishekë.

“Malishevë, 17.03.2021 – 20:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (babai me tre djemtë), pasi që të njëjtit pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme janë përleshur në mes vete. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarve, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me 24 fishekë, para të gatshme, një thikë me këllëf, një brisk, një revole me një karikator dhe 181 fishekë. Të dyshuarit nuk kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip