U tha se ndodhi për shkak të Abdixhikut, publikohet vendimi i Veliut për largimin nga puna të vozitësit

Shpërndaje

Vendimi i Agim Veliut për largimin nga puna të vozitësit, u raportua se ndodhi për shkak të Lumir Abdixhikut.

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, e ka larguar nga puna shoferin e tij, Nuhi Imerin, me të cilin punonte që nga paslufta.

Imerit i është ndërprerë marëdhënia e punës vetëm një ditë pas zgjedhjeve në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Vendimi për shkëputjen e kontratës së Imerit me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.

Vendimi është nënshkruar më 15 mars, derisa në të nuk shkruhet arsyeja e shkëputjes së kontratës.

“Z.Nuhi Imerit, i ndërpritet marrëdhënia e punës si vozitës i Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu. Obligohet DRNJ e Ministrisë së Punëve të Brendshme për zbatimin e këtij Vendimi”, thuhet në vendim.

Ndryshe, në media është raportuar se Veliu e ka shkarkuar Imerin, shkaku që ky i fundit ka lobuar që për pozitën e kreut të LDK’së të votohet Lumir Abdixhiku.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip