Valbon Krasniqi lëshon alarmin: Situata me koronavirus po shkon duke u rënduar, 36 pacientë në gjendje kritike

Shpërndaje

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se gjendja me COVID-19, dita ditës është duke u rënduar dhe se po rriten kërkesat për hospitalizim.

Ai tha se janë 36 pacientë në gjendje kritike, nga 780 sa janë gjithsej duke u trajtuar nëpër spitalet rajonale dhe QKUK.

“Situata me COVID-19 është duke u rënduar nga dita në ditë, ne po shohim për çdo ditë numër më të madh që po kërkojnë hospitalizim. Janë 780 pacient janë të shtrirë në të gjitha spitalet e vendit, 36 në gjendje kritike, mbi 500 pacient janë me oksigjen të vazhdueshëm”, tha Krasniqi.

Po ashtu, Krasniqi njoftoi se është marrë vendim që të kërkohet nga Qeveria e Kosovës që të zgjerohen kapacitetet e SHSKUK-së për hospitalizimin e pacientëve me coronavirus.

“Se si SHSKUK, kemi bërë tash e një kohë të gjatë kapacitetet tona, dje është vendosur që do të dërgojmë një shkresë Qeverisë në mënyrë që të shikojë mundësitë për zgjerim të kapaciteteve”, tha Krasniqi para medieve.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip