Valbon Krasniqi tregon kur vijnë vaksinat: Po presim 33 mijë doza

Shpërndaje

Valbon Krasniqi thotë se ka paralajmërime se vaksinat vijnë në fund të marsit.

Janë 500 mjekë dhe infermierë, të cilët do të vaksinohen gjatë kësaj fundjave në Kukës, por sipas kryeministrit Edi Rama me ardhjen e dozave të tjera kjo ndihmë për Kosovën nuk do mbetet me kaq.

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, përgëzoi Shqipërinë, e cila u tregua e gatshme të ndihmojë bluzat e bardha të Kosovës për të marrë një numër të caktuar vaksinash anti-covid.

“Ne e falënderojmë shtetin e Shqipërisë dhe planet janë konkrete, që të vaksinohen rreth 500 punëtorë shëndetësorë me vaksinat nga Shqipëria”, tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

Ai ngriti shqetësimin e mungesës së dozave të vaksinës, ndërsa tha se është përgatitur e gjithë infrastruktura e nevojshme.

“Sa i përket vaksinimit, MSH-ja bashkë me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik ( IKSHPK) kanë qenë të angazhuara në biseda direkt me BE dhe shtete veç e veç, por deri tani ka pasur disa paralajmërime se do vijnë vaksinat deri në fund të marsit. Jemi duke pritur që 33 mijë doza e para të AstraZeneca të mbërrijnë në Kosovë. Kosova nga ana e vet ka kryer obligimet, ka bërë planin e vaksinimit, ka siguruar zinxhirin ftohës , po ashtu edhe pikat se ku do bëhet vaksinimi, por jemi duke pritur ardhjen e tyre”, theksoi ai.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip