Varianti britanik i koronavirusit ‘deri 100 herë më vdekjeprurës sesa të tjerët”

Shpërndaje

Varianti britanik i koronavirusit, shumëfish më vdekjeprurës sesa të tjerët

Varianti tepër bartës i virusit SARS-Cov-2 që është shpërndarë në gjithë botën pasi u zbulua fillimisht në Britaninë e Madhe, është rreth 30 deri në 100 për qind më vdekjeprurës sesa variantet e tjera, ka treguar të mërkurën një studim britanik.

Studimi ka krahasuar vdekjet në Britani të Madhe mes personave të infektuar me variantin e ri të virusit dhe ata që janë prekur nga variantet e mëhershme.

Varianti tepër vdekjeprurës ishte shfaqur së pari në Britani gjatë shtatorit të 2020-s dhe pastaj edhe në më shumë se 100 vende të tjera të botës.

Ky variant ka pësuar 23 mutacione në kodin e tij gjenetik dhe disa ia kanë dalë të shpërndahen.

Në studimin britanik, të publikuar të mërkurën, është bërë e ditur se varianti i ri ka shkaktuar 227 vdekje mes 54 mijë e 906 pacientëve të prekur me këtë mutacion, krahasuar me 141 te pacientët që janë infektuar me variantet e tjera.

Sipas udhëheqësit të studimit, Robert Challen, aftësia e variantit për t’u shpërndarë shpejt së bashku me intensitetin vdekjeprurës duhet të merret seriozisht.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip