Vazhdon seanca, bashkë me të edhe zhurma e madhe në Kuvend

Pas një pauze prej një ore në Kuvendin e Kosovës, me të nisur seanca, opozita ka filluar sërish të bëjë zhurmë.

Ca duke goditur tavolinat me shishe, e disa të tjerë duke fishkëlluar, duke ia bërë më të vështirë punën kryeparlamentarit Konjufca, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Nën gjithë këtë zhurmë të madhe, me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim është miratuar procedura për zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pak para seancës, PDK mbajti edhe konferencë për media, ku shefi i grupit parlamentar, Abelard Tahiri tha se Komisioni Hetimor për energjinë i kërkuar nga opozita duhet të themelohet, përndryshe sipas tyre nuk do të ketë normalitet në Kuvend.

“Asnjëherë nuk ka ndodhur që pushteti t`i thotë opozitës përmirësoje kërkesën për komisioni, ne nuk biem pre e pushteti, por do të kërkojmë themelimin e Komisionit për energjinë”, ka thënë Abelard Tahiri ndër të tjera në një konferencë për media pas ndërprerjes së seancës së Kuvendit.

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip