Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Milaim Berisha.
Lajmin e kanë bërë të ditur për publikun familjarët e tij.
Në njoftim, bëhet e ditur se Berisha ka vdekur pas një sëmundje të gjatë.
“Me pikëllim të thellë, të dashur familjar e miq, ju njoftojmë që sot pas një sëmundje të gjatë u nda nga jeta luftëtari i lirisë, gjyshi ,vëllau, babai ynë Milaim Sahit Berisha”, ka shkruar në Facebook djali i ish-luftëtarit.
Njoftimi i plotë:
Lamtumire Komandant,
Me pikëllim të thellë, të dashur familjar e miq, ju njoftojmë që sot pas një sëmundje të gjatë u nda nga jeta luftëtari i lirisë, gjyshi, vellau, babai ynë Milaim Sahit Berisha.
Varrimi bëhet në ora 17:00 në varrezat e fshatit Vasilevë.