Vdes veterani i UÇK-së

Ish-veterani i UÇK-së, Ymer Durguti nga Rahoveci, është ndarë nga jeta pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 52 vjeçare., njofton kryetari i kësaj komune Smajl Latifi.

Latifi thekson se Ymeri do të kujtohet përherë si njëri prej ushtarëve të devotshëm të UÇK-së që i shërbeu luftës për çlirim deri në fund.

“Kontributi i tij në Batalionin II të Brigadës 124 “Gani Paçarrizi”, Zona Operative e Pashtrikut, ishte i vlefshëm dhe domethënës në betejat ushtarake të UÇK-së kundër armikut. Të qenit ushtar për Ymerin nuk u ndal me përfundimin e luftës, pasi që ai vazhdoi kontributin e tij për një kohë, edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës”, shkruan ai ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë mora lajmin që veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ymer Durguti nga Rahoveci, është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të shkurtër, në moshën 52 vjeçare.

Ymeri do të kujtohet përherë si njëri prej ushtarëve të devotshëm të UÇK-së që i shërbeu luftës për çlirim deri në fund.

Kontributi i tij në Batalionin II të Brigadës 124 “Gani Paçarrizi”, Zona Operative e Pashtrikut, ishte i vlefshëm dhe domethënës në betejat ushtarake të UÇK-së kundër armikut. Të qenit ushtar për Ymerin nuk u ndal me përfundimin e luftës, pasi që ai vazhdoi kontributin e tij për një kohë, edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.

Mbi të gjitha, Ymeri frymonte dhe mendonte kombëtarisht. Do të angazhohemi pa u ndalur që ëndrrat e heronjve, dëshmorëve dhe veteranëve të luftës për kombin tonë, të realizohen sa më shpejtë.

Ngushëllime familjes Durguti!

Pushofsh i qetë në dheun e Kosovës, Ymer!

Lavdi!

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip