Vëllai i Liridonës reagon sërish, ka një kërkesë për të gjithë!

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, ka shkruar se familja e tij, ditëve të fundit është kontaktuar nga zhumë njerëz ‘për t’iu ofruar informacione rreth vrasjes së Liridonës’. Por, Leonardi thotë se ‘të gjithë ata që kanë informacione’, t’i ndajnë ato me drejtësinë. Postimi i plotë: Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz […]

Vëllai i Liridonës reagon sërish, ka një kërkesë për të gjithë!

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, ka shkruar se familja e tij, ditëve të fundit është kontaktuar nga zhumë njerëz ‘për t’iu ofruar informacione rreth vrasjes së Liridonës’.

Por, Leonardi thotë se ‘të gjithë ata që kanë informacione’, t’i ndajnë ato me drejtësinë.

Postimi i plotë:

Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë.

Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve.

Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës.

Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen.