Veton Berisha e akuzon kandidaten e IRDK-së se bleu vota me 40 euro

Shpërndaje

Zgjedhjet e 14 shkurtit nuk kanë kaluar pa përplasje dhe akuza mes kandidatëve

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, ka akuzuar se kandidatja për deputete e IRDK-së Albione Halimaj ka blerë vota nga 40 euro.

Berisha ka thënë se Halimaj në zgjedhjet e 2019 kishte 319 vota ndërsa në zgjedhjet e fundit parlamentare ka 6 herë më shumë.
Ai ka paralajmëruar se do të sjellë ende fakte të reja për vjedhjen e votave.

Postimi i plotë:

Shikone efektin e blerjës së votës me çmimin prej 40 euro!

Kandidatja e IRDK-së Albione Halimaj nga 59 vota sa i kishte në vitin 2019 tani në vitin 2021 ajo i fiton 319 vota! 6 herë më shumë!

Po ashtu e keni rastin me i pa edhe krahasimet e kandidatëve tjerë sa të aftë ishin gjatë këtyre zgjedhjeve !

Vazhdojmë tutje me faktet tjera …!

I juaji

Vetoni

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip