Vrasje e dyfishtë në Prishtinë, pamje të dy trupave të pajetë

Shpërndaje

Dy persona dyshohet se janë v’rarë në lagjen “Emshir” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka konfirmuar se janë gjetur dy trupa të pajetë.

“Rreth orës 09:00 policia ka pranuar informatën për dy persona të pajetë në lagjen Emshiri në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me prokurorin e shtetit dhe mjekët emergjent. Në vendin e ngjarjes janë hasur dy trupa të pajetë, vdekja e të cilëve është konstatuar nga ana e ekipit mjekësor Aktualisht policia ka nisur një hetim për rastin dhe rrethanat që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Nga vendi i ngjarjes janë publikuar pamje, ku shihen trupat e dy viktimave.

Deri me tani nuk dihet se si ka ndodhur ky rast.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip