Zhvillimet e fundit në AAK, Ramush Haradinaj mbledh kryesinë

Shpërndaje

Ramush Haradinaj sot takohet me kryesinë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj do të mbajë mbledhje sot në selinë e partisë me kryesinë e këtij subjekti politik.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i zgjedhur i kësaj partie, Bekë Berisha.

Ai në emisionin “Pressing” në T7 ka treguar arsyet se pse do të mbahet mbledhja.

Sipas Berishës në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për skandalin që u përmend emri i ish-ministres së Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Konsultat i kemi të përditshme, ky skandal, kjo nuk është e vogël, nuk është që nuk e diskutojna e te shohim çfarë të bëjmë. Janë disa gjëra që duhet të diskutohen, nuk e kemi marrë krejt cool këtë”, tha Berisha.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip