Zijadin Sela infektohet me COVID-19

Shpërndaje

Sela është infektuar me koronavirus, ai ka treguar gjendjen e tij shëndetësore

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai shkruan se është mirë klinikisht pa ndonjë shqetësim, por duhen respektuar protokollet mjekësore dhe duhet të vetëizolohet për ca ditë.

Në fund apelon për kujdes për të gjithë.

“Të dashur miq. Sot bëra PCR testin për COVID 19 dhe më duhet të ndaj me ju rezultatin e këtij testi. Është pozitiv. Jam mirë, klinikisht pa ndonjë shqetësim, por protokollet mjeksore duhet respektuar prandaj më duhet të vetëizolohem për ca ditë. Respektoni masat, ruajeni veten dhe të tjerët”, ka shkruar Sela.

Shpërndaje

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip