Zyrtare: Sali Berisha kandidat për kryetar të PD-së

Sali Berisha zyrtarizon kandidaturën për kryetar të PD-së.

Sali Berisha ka plotësuar dokumentet për kandidimin për zgjedhjet e kryetarit të Partisë Demokratike që do të zhvillohen më 22 Maj.

Lideri demokrat tha se bëhen fushata të paimagjinueshme kundër kandidimit të tij për kryetar partie, por megjithatë ai nuk do të heqë dorë.

“Dua të denoncojë fushatën e paimagjinueshme të financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e Sorosit kundër kandidimit. A mund ta imagjinoni, se njeriu ka shpallë se do të kandidojë dhe bëhen emisione, a duhet të kandidojë Berisha. Kjo është e paimagjinueshme. Do të kandidojë, i kam plotësuar dokumentet, do i dorëzojë. Do kandidoj si dëshmi e respektit, e dashurisë e pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e qytetarëve. Nuk mund të pajtohem me situatën që ndodhet Shqipëria” ka thënë Berisha./oranews

Lajmet e fundit qe mund ti lexoni...
Lajme te ndryshme te rendeishme shqip