A ateroi “Air Serbia” në aeroportin e Prishtinës?

Kompanisë ajrore, “Air Prishtina” dyshohet t’i ketë dalë telashe me aeroplanët me të cilët operon zakonisht. Më 31 maj, dyshohet se kompania “Air Prishtina” pati probleme teknike me aeroplanin e saj dhe i është dashur të marrë një aeroplan ‘leasing’ (me qira) nga kompania lituaneze, “GetJet Airlines”, e cila ia ka sjell një aeroplan të […]

A ateroi “Air Serbia” në aeroportin e Prishtinës?
a-ateroi-“air-serbia”-ne-aeroportin-e-prishtines?

a-ateroi-“air-serbia”-ne-aeroportin-e-prishtines?

Kompanisë ajrore, “Air Prishtina” dyshohet t’i ketë dalë telashe me aeroplanët me të cilët operon zakonisht.

Më 31 maj, dyshohet se kompania “Air Prishtina” pati probleme teknike me aeroplanin e saj dhe i është dashur të marrë një aeroplan ‘leasing’ (me qira) nga kompania lituaneze, “GetJet Airlines”, e cila ia ka sjell një aeroplan të kompanisë serbe me bazë në Beograd, “Air Serbia”.

Ne këtë rast firma lituaneze ka përdorur për fluturim aeroplanin e “Air Serbia” dhe kështu më 31 maj, 2 fluturime dyshohet të jenë zhvilluar me ketë aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas dyshimeve të ngritura, kjo me gjasë është hera e parë që një aeroplan i kompanisë serbe “Air Serbia” ka ateruar në pistën e Aeroportit të Prishtinës me emrin “Adem Jashari”.

Çfarë u tha nga kompania “Air Prishtina”?

Se një gjë e tillë ka ndodhur u mohua nga kompania gjegjëse, Air Prishtina.

Visar Rexhepi, zëdhënës i mediave në kompaninë “AirPrishtina” në një përgjigje për Dukagjinin e ka mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë.

Sipas tij, keqkuptimi mund të ketë ndodhur në konfigurimet në Flight Radar dhe se një gjë e tillë nuk qëndron pasi siç thotë ai mbi 800 udhëtarë kanë qenë në këtë fluturim dhe nëse do kishte diçka do ishte raportuar.

“Ne kemi qenë në kontakt me Autoritetin e Aviacionit Civil, ne këtë e kemi sqaruar me dokumentacion të plotë, me gjithçka, me numër fluturimi, me emër të kompanisë, është lituaneze nuk ka lidhje me Air Serbia. Këtë e kanë konfirmuar edhe Aviacioni Civil. Ne i kemi komunikimet me shkrim. Keqkuptimi është me Flightradar, ne nuk e dimë pse është nxjerrë ashtu. Aeroplani që ka ardh nga Baseli i ka pasë dy rotacione, Basel-Prishtinë, Prishtinë-Basel, i ka pasë mbi 800 udhëtarë, po të kishte diçka do të kishte reagime edhe nga qytetarët, tash janë rrjetet sociale nuk presin as 2 orë dhe shpërndajnë gjithçka”, ka deklaruar Rexhepi për Dukagjinin.

Çfarë u tha nga Autoriteti i Aviacionit Civil?

Një gjë të tillë e ka mohuar edhe drejtoresha e Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Rregullimit Ekonomik në Autoritetin e Aviacionit Civil, Besnike Ukmata.

Ukmata ka thënë se kanë evidenca dhe dokumentacion ku vërtetohet se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ajo është shprehur e bindur se informacionet e dala në publik nuk janë sakta.

“..Nuk është e vërtetë. Ne e kemi dokumentacionin dhe do ua përcjell. I kemi të dokumentuara të gjitha numrat e regjistrimeve dhe të kompanive që u përkasin, nuk ka diçka të tillë”, ka deklaruar Ukmata për Dukagjinin.

Evidenca sipas programit FlightRadar

……………………………………………………………………………

Kompania ajrore CHAIR / Drejtoreshë, Leyla Ibrahimi-Salahi / Tour operatoret / Airprishtina / Reisebüro Prishtina / Airmunich / Mysky

31.05.2024

06:00 Basel-Prishtinë

Fluturimi GM610

Realizohet me aeroplani numri regjistrimit: LYMAL Air Serbia

31.05.2024

11:45 Basel-Prishtinë

Fluturimi GM612

Realizohet me aeroplanin numri regjistrimit: LYMAL Air Serbia

31.05.2024

08:50 Prishtinë-Basel

Fluturimi GM611

Realizohet me aeroplanin: LYMAL Air Serbia

31.05.2024

14:30 Prishtinë-Basel

Fluturimi GM1613

Realizohet me aeroplanin: LYMAL Air Serbia