A do të shkojnë disa deputetë të VV-së në Partinë e Drejtësisë? Flasin Ferid Agani dhe Eman Rrahmani

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Eman Rrahmani, për disa tema ka pasur qëndrim ndryshe me liderin e partisë dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti. Në kohën kur mësimdhënësit kishin hyrë në grevë, Ministria e Arsimit që udhëhiqet nga Arbërie Negavci, ua kishte ndalë pagat mësimdhënësve grevistë, por Rrahmani kërkonte që të procedohen pagat për të gjithë […]

A do të shkojnë disa deputetë të VV-së në Partinë e Drejtësisë? Flasin Ferid Agani dhe Eman Rrahmani
a-do-te-shkojne-disa-deputete-te-vv-se-ne-partine-e-drejtesise?-flasin-ferid-agani-dhe-eman-rrahmani

a-do-te-shkojne-disa-deputete-te-vv-se-ne-partine-e-drejtesise?-flasin-ferid-agani-dhe-eman-rrahmani

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Eman Rrahmani, për disa tema ka pasur qëndrim ndryshe me liderin e partisë dhe kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Në kohën kur mësimdhënësit kishin hyrë në grevë, Ministria e Arsimit që udhëhiqet nga Arbërie Negavci, ua kishte ndalë pagat mësimdhënësve grevistë, por Rrahmani kërkonte që të procedohen pagat për të gjithë mësimdhënësit.

Ai kishte kërkuar edhe koordinim me SHBA-të për çështjen e targave, pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti e kishte injoruar kërkesën për ta shtyrë vendimin për targat për 10 muaj.

Përplasjen më të madhe me VV-në dhe kryeministrin Kurti, Rrahmani e ka pasur për çështjen e Kodit Civil, i cili ka qenë i prerë se nuk do ta votoj të njëjtin në Kuvend.

Në kohën kur janë shtuar zërat për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Rrahmani ka postuar një fotografi në “Facebook” me liderin e Partisë së Drejtësisë, Ferid Aganin, i cili më herët ka qenë edhe ministër i Shëndetësisë.

Eman Rrahmani, deputeti i VV-së, thotë për Front Online se me Aganin çdo herë kanë pasur bashkëpunim për tema të caktuara.

 “Ne kemi pasur bashkëpunim çdo herë me Aganin për çështje dhe tema të caktuara. Natyrisht që bashkëpunimi ekziston dhe në vazhdim, por nuk ka diçka konkrete”, u shpreh Rrahmani për Front Online, duke refuzuar të përgjigjet për një bashkëpunim të mundshëm politik me Partinë e Drejtësisë.

Ndërsa për Ferid Aganin ishte takim i miqve që ndajnë vlera të përbashkëta politike.

“Asgjë me rëndësi të veçantë. Takim i miqve që ndajnë shumë vlera të përbashkëta politike”, deklaroi Agani për Front Online.

Megjithatë, deputeti Eman Rrahmani në media është raportuar se ka dëmtuar raportet me partinë e tij, Vetëvendosje, për shkak të mosvotimit të disa ligjeve në Kuvend./Front Online/