Abbas Araghchi nominohet për postin e ministrit të Jashtëm të Iranit

Abbas Araghchi, ish-negociatori i Iranit për çështje bërthamore, diplomat i edukuar në Perëndim, është nominuar në postin e ministrit të Jashtëm të Iranit. Nominimin e ka bërë presidenti reformist i këtij vendi, Masud Pezeshkian. Presidenti e ka prezantuar këtë emër para Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit, dhe ky trup tani ka dy javë për të [...]Read More...

Abbas Araghchi nominohet për postin e ministrit të Jashtëm të Iranit

Abbas Araghchi, ish-negociatori i Iranit për çështje bërthamore, diplomat i edukuar në Perëndim, është nominuar në postin e ministrit të Jashtëm të Iranit.

Nominimin e ka bërë presidenti reformist i këtij vendi, Masud Pezeshkian.

Presidenti e ka prezantuar këtë emër para Asamblesë Konsultative Islamike të Iranit, dhe ky trup tani ka dy javë për të analizuar listën e dorëzuar prej presidentit, dhe të marrë më pas vendimin.

Araghchi, 61-vjeçar, ka qenë kryenegociator i Iranit për bisedimet bërthamore, të zhvilluara mes Iranit dhe fuqive botërore në periudhën 2013-2021.

Ai ka shërbyer edhe si i dërguar i Iranit në Estoni, Finlandë dhe Japoni.

Araghchi ka qenë zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjatë presidencës së Hasan Rouhanit, i cili është kritikuar ashpër prej iranianëve të linjës së ashpër lidhur me reformat që ka synuar t’i kryejë gjatë tetë vjetëve në pushtet.

Araghchi e ka mbajtur pozitën e zëvendësministrit të Jashtëm prej vitit 2013./rel