Abdixhiku uron Bajramin: Shëndet, begati e plot gëzime për ju e familjet tuaja!

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me rastin e Fitër Bajramit, ka uruar besimtarët myslimanë. Abdixhiku, mes tjerash theksoi që sakrifica, solidariteti e kujdesi ndaj njëri-tjetrit, të na shoqërojnë në secilën sjellje tonën. “Të dashur besimtarë, Me fat festa e Bajramit! Shëndet, begati e plot gëzime për ju e familjet tuaja!”, shkroi Abdixhiku. “Le të shpresojmë […]

Abdixhiku uron Bajramin: Shëndet, begati e plot gëzime për ju e familjet tuaja!
abdixhiku-uron-bajramin:-shendet,-begati-e-plot-gezime-per-ju-e-familjet-tuaja!

abdixhiku-uron-bajramin:-shendet,-begati-e-plot-gezime-per-ju-e-familjet-tuaja!

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me rastin e Fitër Bajramit, ka uruar besimtarët myslimanë.

Abdixhiku, mes tjerash theksoi që sakrifica, solidariteti e kujdesi ndaj njëri-tjetrit, të na shoqërojnë në secilën sjellje tonën.

“Të dashur besimtarë, Me fat festa e Bajramit! Shëndet, begati e plot gëzime për ju e familjet tuaja!”, shkroi Abdixhiku.

“Le të shpresojmë që lutjet, veprat e mira e sakrifica gjatë muajit të Ramazanit të jenë pranuar nga Krijuesi; e le të punojmë që vlerat e mësuara gjatë muajit të shenjtë e vet festës së Bajramit, të jenë vlera të përditshmërisë sonë”.

“Që sakrifica, solidariteti e kujdesi ndaj njëri-tjetrit, të na shoqërojnë në secilën sjellje tonën. Që lidhjet me familjen, miqtë e gjithë atdheun, të na drejtojnë si synim i ecjes sonë të përditshme. Gëzuar!”.