Aktakuzë ndaj një serbi të dyshuar për krime lufte

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet M.P., i nacionalitetit serb, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “krimi i luftës kundër popullsisë civile”. Siç bëhet e ditur në një komunikatë nga kjo prokurori, vepra është e sanksionuar me ligjin penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në […]

Aktakuzë ndaj një serbi të dyshuar për krime lufte
aktakuze-ndaj-nje-serbi-te-dyshuar-per-krime-lufte

aktakuze-ndaj-nje-serbi-te-dyshuar-per-krime-lufte

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet M.P., i nacionalitetit serb, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë nga kjo prokurori, vepra është e sanksionuar me ligjin penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.

I pandehuri akuzohet se rreth datës 1 shtator 1998, në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla” në Prizren, ka marrë pjesë në vrasjen e viktimave, Reshat Daçaj, Binak Daçaj e Fatmir Bojaxhiu.

I pandehuri është nën masën e paraburgimit. Çështja i ka kaluar Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.