Andonovski: Ministria e Sistemit Politik do të rikonstruohet dhe do të jetë për Marrëdhënie midis Bashkësive

Ministria e Sistemit Politik do të rikonstruohet dhe do të jetë vetëm për Marrëdhënie midis Bashkësive, paralajmëroi zëvendësministri teknik i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar në VMRO-DPMNE, Stefan Andonovski, njofton Portalb.mk. “Mua si jurist më pengon ajo që kjo Ministri quhej ‘për sistem politik’ kur e dimë se ge gjithë kjo […]

Andonovski: Ministria e Sistemit Politik do të rikonstruohet dhe do të jetë për Marrëdhënie midis Bashkësive
Zëvendësministër MSHIA-së Stefan Andonovski, Foto: Printscreen nga video interevista

Ministria e Sistemit Politik do të rikonstruohet dhe do të jetë vetëm për Marrëdhënie midis Bashkësive, paralajmëroi zëvendësministri teknik i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar në VMRO-DPMNE, Stefan Andonovski, njofton Portalb.mk.

“Mua si jurist më pengon ajo që kjo Ministri quhej ‘për sistem politik’ kur e dimë se ge gjithë kjo që ne e punojmë është sistem politik. Edhe Kuvendi është sistem politik, Qeveria, madje edhe gjykatat janë sistem politik. Kjo është ajo ndarje e pushtetit tek ne e cila ekziston dhe është në tre pjesë. KIshte e çuditshme që një ministër është i angazhuar për gjithë sistemin politik në shtet, gjegjësisht për një resor. Kështu që, mendoj se ajo do të transofmohet vetëm në Ministri për Marrëdhënie midis Bashkësive, ndërsa sistemi politik ka një dimension pak më të gjerë”, thotë Adnonovski në intervistë për Radio Evropën e Lirë në gjuhën maqedonase.

Sipas tij, duhet të ketë një person në Qeveri i cili do të kujdeset për sistem politik, por kjo të ketë dimension më të gjerë, dhe jo, siç thotë, resorë me sektorë. Mendoj, theksoi Andonovski, se në mënyrë operative do të fillojë të punojë kjo Ministri në kuptim të së drejtave të të gjithë bashkësive.

Në pyetjen se nëse kjo Ministri do të jetë e rezervuar për partnerin e koalicioni duke pasur parasysh praktikën e deritanishme, ai potencoi se ende nuk ka marrëveshje lidhur me këtë çështje.

Andonovski në intervistë ka folur edhe për bisedimet për formim të qeverisë, por edhe për arritjen e shumicës së dy të tretës në Kuvend.

“Tasmë bisedimet kanë hyrë në diskutim për vendimet rogramore dhe kadrovike, nuk japim hollësi që të mbetemi dinjitoz ndaj partnerëve tanë të koalicioni, ndërsa edhe ata janë dinjitoz ndaj procesit. Nuk mund të them se cilët dikasterë, kuadro, ministri, edhe pse secili do të mund të ketë qëndrim të tij personal lidhur me këtë temë. Të lëmë hapësirë që me të vërtetë të bëhet marrëveshje e cila do të jetë cilësore”, theksoi Andonovski.

Ai ka shtuar se qeveria që do të formohet do të luftojë sinqerisht kundër krimit dhe korrupsionit pa dallim se nga cilët radhë ata vijnë.

Paraprakisht, Arben Taravari nga Koalicioni “Vlen” sot në intervistë për Radio Televizionin e Kosovës ka dekaruar se në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit.

 

Koalicioni “Vlen” dhe VMRO-DPMNE kanë formuar grupe pune të cilët po zhvillojnë takime për negociata për koaicionim të përbashkët. Koalicioni “Maqedonia juaj” që udhëhiqet nga VMRO-DPMNE ka fituar 58 mandate parlamentare, ndërsa Koalicioni VLEN me 13.