Arifi: Pesë pare nuk i jep Albin Kurti për drejtësi në rastin e Triumf Rizajt

Ish përfaqësuesi i ekipit për bisedime teknike me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti mendon se mund të përfitoj nga rasti i arratisjes së Enver Sekiraqes. Sipas Arifit, Kurti duhet të merret me çështjet e dështimit në KE dhe jo përfshirjes në gjyqësor. “Propaganda ma e poshtër është propaganda që […]

Arifi: Pesë pare nuk i jep Albin Kurti për drejtësi në rastin e Triumf Rizajt
arifi:-pese-pare-nuk-i-jep-albin-kurti-per-drejtesi-ne-rastin-e-triumf-rizajt

arifi:-pese-pare-nuk-i-jep-albin-kurti-per-drejtesi-ne-rastin-e-triumf-rizajt

Ish përfaqësuesi i ekipit për bisedime teknike me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti mendon se mund të përfitoj nga rasti i arratisjes së Enver Sekiraqes.

Sipas Arifit, Kurti duhet të merret me çështjet e dështimit në KE dhe jo përfshirjes në gjyqësor.

“Propaganda ma e poshtër është propaganda që për të përfituar politikisht propagandon mbi dhimbjet e tragjedive njerëzore. Pesë pare nuk i jep Albin Kurti për drejtësi në rastin e Triumf Rizajt. Por mendon se mund të përfitoj nga arratisja e Enver Sekiraqës. Albini duhet të dijë se gjyqësori është i ndarë nga ekzekutivi. Albini le të tregoj se pse i dënoj 2 milion qytetarë të Kosovës nga anëtarsimi në KE. Këtë dështim le ta sqaroj sepse kjo është kompetencë e tij e sa i përket gjyqësorit duhet ta harroj idenë se komesarët e tij politik nga byroja e VV do të vendosin çka është drejtësi e padrejtësi”, ka shkruar Arifi.