Armend Zemaj: Mërgatë e dashur regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, ta kthejmë Kosovën në drejtimin e mbarë

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, përmes një mesazhi i ka bërë thirrje mërgatës të regjistrohen që të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit. “Mërgatë e dashur, regjistrohuni – ta kthejmë Kosovën në drejtimin e mbarë”, ka shkruar Zemaj. Afati i regjistrimit të votuesve të mërgatës është i hapur nga 29 gusht […]

Armend Zemaj: Mërgatë e dashur regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit, ta kthejmë Kosovën në drejtimin e mbarë
armend-zemaj:-mergate-e-dashur-regjistrohuni-per-te-votuar-ne-zgjedhjet-e-9-shkurtit,-ta-kthejme-kosoven-ne-drejtimin-e-mbare

armend-zemaj:-mergate-e-dashur-regjistrohuni-per-te-votuar-ne-zgjedhjet-e-9-shkurtit,-ta-kthejme-kosoven-ne-drejtimin-e-mbare

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, përmes një mesazhi i ka bërë thirrje mërgatës të regjistrohen që të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Mërgatë e dashur, regjistrohuni – ta kthejmë Kosovën në drejtimin e mbarë”, ka shkruar Zemaj.

Afati i regjistrimit të votuesve të mërgatës është i hapur nga 29 gusht deri me 26 dhjetor 2024.

Postimi  i tij:

Mërgatë e dashur ✌

Po ju drejtohem me këtë mesazh si falenderim për punën e madhe që keni bërë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Gjatë tri viteve të kaluara jam angazhuar nga Kryesia e LDK-së si pjesë e Ekipit Politik për Mërgatën, ku së bashku me ju punuam fuqishëm në riorganizimin e partisë tonë – Lidhja Demokratike të Kosovës, e cila sot është adresa kryesore e organizimit politik në mërgatë; ashtu siç ishte në kohën e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova.

Parim bazë i gjithë kësaj ishte vlerësimi i kontributit të të gjithëve, si dhe krijimi i mundësive për të rinjtë e të rejat e të djathtës origjinale.

Tash kur data për zgjedhjet parlamentare është caktuar, ju ftoj ta finalizojmë këtë proces, duke dëshmuar mobilizimin tonë për ndryshimin e madh për Kosovën demokratike e të zhvilluar.

Andaj, ju ftoj që të filloni regjistrimin si mundësi e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Afati i regjistrimit të votuesve të mërgatës është i hapur nga 29 gusht deri me 26 dhjetor 2024.

Mërgatë e dashur, regjistrohuni – ta kthejmë Kosovën në drejtimin e mbarë ✌

Linku i regjistrimit: http://diaspora.kqz-ks.org/sq/AbroadVoter?ai=