Arrestimi i dy personave për spiunazh/ Ekspertët: Kosova ka kapacitetet e saj mirë të organizuara në strukturat e sigurisë

Të mërkurën, në një operacion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, janë arrestuar dy persona me inicialet B.Sh dhe M.Q, me dyshimin për spiunazh. “Sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar […]

Arrestimi i dy personave për spiunazh/ Ekspertët: Kosova ka kapacitetet e saj mirë të organizuara në strukturat e sigurisë
arrestimi-i-dy-personave-per-spiunazh/-ekspertet:-kosova-ka-kapacitetet-e-saj-mire-te-organizuara-ne-strukturat-e-sigurise

arrestimi-i-dy-personave-per-spiunazh/-ekspertet:-kosova-ka-kapacitetet-e-saj-mire-te-organizuara-ne-strukturat-e-sigurise

Të mërkurën, në një operacion të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, janë arrestuar dy persona me inicialet B.Sh dhe M.Q, me dyshimin për spiunazh.

“Sot në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe AKI-në, ka zhvilluar bastisje në dy lokacione të Kosovës dhe ka arrestuar dy persona me nënshtetësi kosovare, të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘spiunazhi’, nga neni 124 të KPRK-së”, u tha në njoftimin e PSRK-së të lëshuar të mërkurën.

Dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.

Këtë veprim të ndërmarrë, njohësit e sigurisë po e shohin si

Shala: Serbia po krijon narrativë që Masakra e Reçakut ishte e sajuar nga vet UÇK-ja

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, e ka vlerësuar operacion të jashtëzakonshëm, kapjen e dy të dyshuarve për spiunazh kundër Kosovës tek BIA serbe.

Shala ka thënë se sipas indikacioneve të para, dy të dyshuarit, kishin për qëllim zbatimin e një plani të Serbisë për ta goditur masakrën e Reçakut dhe për të krijuar narracionin se atë nuk e kanë kryer forcat serbe, por vet shqiptarët.

“Mekanizmi i sigurisë ka vepruar dhe ka reaguar në mënyrë të jashtëzakonshmë. kjo është treguese e qartë që në kuadër të sistemit të sigurisë ka mekanizma të tillë që e kanë për mandat zbatimin dhe garantimin e sigurisë nacionale të Republikës së Kosovës”, thotë eksperti i sigurisë.

Shala thotë për “Front Online” se të dyshuarit kanë ndihmuar apo kanë tentuar të ndihmojnë në narrativën e Serbisë se që Masakra e Reçakut ishte e sajuar nga vet UÇK-ja

“Aksioni që është ndërmarrë ditën e djeshme në Ferizaj është kuptuar që Serbia po vazhdon të krijoj narrativën e saj në dëmtimin e bazamentit të UÇK-së dhe njëkohësisht krijimi i narrativës zyrtare të Beogradit që Masakra e Reçakut ishte e sajuar nga vet UÇK-ja dhe pikërisht këta dy protagonistët kanë ndihmuar apo kanë tentuar të ndihmojnë që kjo narrativë të krijohet”, tha tutje ai.

Ai thotë se qëllim poashtu kanë pasur që të krijohet dhe themelohet në mënyrë fantome shtëpia e Verdhë në afërsi të fshatit Reçak

“Poashtu, ka pasur në kuadër të këtij plani special serb që të krijohet dhe themelohet në mënyrë fantome shtëpia e Verdhë në afërsi të fshatit Reçak. Poashtu kanë pasur për qëllim edhe asgjësimi i video-voperit i cili ka mundësuar intervenimin e faktorit ndërkombëtarë drejt shlirimit në bashkërendim me institucionet e Kosovës”, theksoi ai.

Për Shalën, mund të konstatohet që Serbia për herë të parë e kuptoi se strukturat e sigurisë së Kosovës mund të luftonë edhe strukturat e tyre intelegjente.

Çka mund të konstatohet është fakti që Serbia e ka kuptuar dhe e ka prekur për herë të parë angazhimin e strukturave të sigurisë së Kosovës, AKI-së dhe Policisë që janë në gjendje të luftonë edhe strukturat e tyre intelegjente brenda territorit të Republikës së Kosovës”, tha ai për Front Online.

Elezi: Dyshoj se mund të sigurohen prova të mjaftueshme që ata me u denu sipas ligjeve

Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për FrontOnline ka folur për kapacitetet që kanë organet e sigurisë në Kosovë por edhe ato të spiunazhit.

Ai thotë se Kosova ka kapacitetet e saj mire të organizuara dhe se shtrihet mire në struktura të ndryshme të sigurisë.

‘’Kosova ka kapacitetet e saj mirë të organizuara, shtrihet mirë në struktura të ndryshme të sigurisë, edhe për zbulimin e spiunazhit, por është e vështirë më siguru prova dhe fakte me të cilat më pas Prokuroria dhe Gjykata do të ushtronte aktivitetin për cilat bëhet fjalë’’ thotë ai.

Elezi, thotë se në rastin e arrestimit të dy kosovarëve për spiunazh në BIA-n serbe, thotë se ka pasur veprime të institucioneve të sigurisë, por se dyshon se ka prova të mjaftueshme që ata të dënohen ose të ngritët aktakuzë ndaj tyre.

‘’Në rastin konkret, ne kemi parë se ka pasur veprime të institucioneve të RKS-së, por jemi të dyshimtë nëse ka mundësi me u siguruar prova të mjaftueshme që ata me u dënua sipas ligjeve. AKI-ja ka primarë punën e spiunazhit’’ deklaron ai.

Tutje, Elezi thotë se në raste të tilla duhet pasur parasysh edhe kredibilitetin e institucioneve para institcuioneve tjera ndërkombëtare që merren me çështje të tilla.

‘’Drejtoria Kundërspiunazhit, merret konkretisht me aktivitetet e kundërspiunazhit, por s’kemi parë ndonjë veprim që ky instucion ka qenë i angazhuar në rastin në fjalë. Duhet kemi shumë parasysh edhe organet e tjera sepse do të mund të dëmtonin kredibilitetin para institucioneve të tjera ndërkombëtare që merren me çështje të tilla dhe puna jonë nuk mund të argumentohen me prova nga gjyqtari për rastin e fundit’’ tha Elezi për Front Online.