Arrestohen dy persona, dyshohet se vodhën ari në vlerë 10 mijë euro në një shtëpi në Gjakovë

Dy persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për vjedhje. Ata dyshohen se me 11 maj në Gjakovë ishin futur në një shtëpi dhe kishin vjedhur stoli ari në vlerë 10 mijë euro. “Me datën 11.05.2024, ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici se persona të pa njohur kishin depërtuar brenda në shtëpinë e vllait […]

Arrestohen dy persona, dyshohet se vodhën ari në vlerë 10 mijë euro në një shtëpi në Gjakovë
arrestohen-dy-persona,-dyshohet-se-vodhen-ari-ne-vlere-10-mije-euro-ne-nje-shtepi-ne-gjakove

arrestohen-dy-persona,-dyshohet-se-vodhen-ari-ne-vlere-10-mije-euro-ne-nje-shtepi-ne-gjakove

Dy persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për vjedhje.

Ata dyshohen se me 11 maj në Gjakovë ishin futur në një shtëpi dhe kishin vjedhur stoli ari në vlerë 10 mijë euro.

“Me datën 11.05.2024, ankuesja femër kosovare ka raportuar në polici se persona të pa njohur kishin depërtuar brenda në shtëpinë e vllait të saj, në lagjen “Dardania” në Gjakovë, dhe kishin vjedhur stoli të arit, sipas ankueses në vlerë prej rreth 10 000 euro”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se njëri nga të arrestuarit është i mitur ndërsa tjetri i moshës madhore.

“Të gjitha veprimet hetimore të ndërmarra janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje, ndërsa rasti është ricilësuar “Vjedhje e rëndë” dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.