Arrestohen dy persona në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për rastin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm të ndodhur më datë 22.11.2023 rreth orës 23:45, në rrugën “Fahri Fazliu” në kryeqytet. Siç theksohet në njoftim, arrestimi i të dyshuarve; Sh. […]

Arrestohen dy persona në Prishtinë
arrestohen-dy-persona-ne-prishtine

arrestohen-dy-persona-ne-prishtine

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për rastin e shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm të ndodhur më datë 22.11.2023 rreth orës 23:45, në rrugën “Fahri Fazliu” në kryeqytet.

Siç theksohet në njoftim, arrestimi i të dyshuarve; Sh. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Kosovës dhe K. S, mashkull, 21 vjeç, shtetas Kosovës, respektivisht sigurimi i prezencës së tyre, erdhi si rezultat i  ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore, në kuadrin e procesit hetimor të këtij rasti.

“Përderisa policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndaj të dyshuarve me autorizimin e prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale “Shkaktimi i Rrezikut të Përgjithshëm”,  nga neni 356, si dhe, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”, nga neni 366”, thuhet në komunikatë.

Të njëjtit me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit u dërguan në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.