Arsovska emëroi drejtorë të rinj në NTP, “Parqe dhe gjelbërim” dhe “Rrugë dhe rrugica”

Ndërmarrjet publike NTP “Shkup”, “Parqe dhe gjelbërim” dhe “Rrugë dhe rrugica” nga sot do të kenë drejtorë të rinj, të emëruar nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, transmeton Portalb.mk. Sipas njoftimit nga Qyteti i Shkupit, drejtor i ri i NTP-së është Dragi Kushovski, në “Parqe dhe gjelbërim” është emëruar Martin Angelovski, ndërsa në […]

Arsovska emëroi drejtorë të rinj në NTP, “Parqe dhe gjelbërim” dhe “Rrugë dhe rrugica”
Danella Arsovska, foto nga Facebook-u i saj zyrtar

Ndërmarrjet publike NTP “Shkup”, “Parqe dhe gjelbërim” dhe “Rrugë dhe rrugica” nga sot do të kenë drejtorë të rinj, të emëruar nga kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit nga Qyteti i Shkupit, drejtor i ri i NTP-së është Dragi Kushovski, në “Parqe dhe gjelbërim” është emëruar Martin Angelovski, ndërsa në “Rrugë dhe rrugica” është emëruar Vanço Umlenski.

Nga aty thonë se tre drejtorët në këto pozita vijnë nga sektori privat.

“Ata janë profesionistë me portofol individual, secili prej të cilëve ka më shumë se 15 vjet përvojë pune në pozita drejtuese”, thuhet në njoftimin e zyrës së Arsovskës.

Në periudhën e ardhshme, siç thonë nga qyteti, do t’i përkushtohen mënjanimit dhe tejkalimit të sfidave me të cilat janë përballur vazhdimisht ndërmarrjet publike në dekadat e fundit, si dhe përmirësimit të punës së ndërmarrjeve dhe realizimit të aktiviteteve programore.

Drejtor në NTP-së deri më tani ishte Kërste Petrevski, kuadër i GROM-it, në “Parqe dhe Gjelbërim” Sefi Shabani, i cili më parë ishte sekretar në Komunën e Sarajit dhe në “Rrugë dhe rrugica” – Kamil Kovaçi.

Arsovska prej ardhjes së saj në këtë pozitë ka emëruar dhe zëvendësuar më shumë se 37 drejtorë të ndërmarrjeve nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit.