Asgjësohen mbi 900 bimë kanabisi në një fshat të Klinës

Ditën e së shtunës në një fshat të Klinës, me urdhër të prokurorit Ersan Qavolli janë gjetur dhe asgjësuar 960 bimë të llojit mariuhanë. Kështu ka konfirmuar prokurori Qavolli. Ai po ashtu tha se ka disa të dyshuar lidhur me mbjelljen e bimëve. “Kemi arritur të lokalizojmë vendin e bimëve narkotike të llojit mariuhanë, ku […]

Asgjësohen mbi 900 bimë kanabisi në një fshat të Klinës
asgjesohen-mbi-900-bime-kanabisi-ne-nje-fshat-te-klines

asgjesohen-mbi-900-bime-kanabisi-ne-nje-fshat-te-klines

Ditën e së shtunës në një fshat të Klinës, me urdhër të prokurorit Ersan Qavolli janë gjetur dhe asgjësuar 960 bimë të llojit mariuhanë.

Kështu ka konfirmuar prokurori Qavolli.

Ai po ashtu tha se ka disa të dyshuar lidhur me mbjelljen e bimëve.

“Kemi arritur të lokalizojmë vendin e bimëve narkotike të llojit mariuhanë, ku kanë qenë gjithsej 960. Kemi disa të dyshuar ndërsa vendi ku janë gjetur bimët është në një fshat të Klinës. Pa gjetjes së bimëve, ato janë nxjerr e më pas edhe janë asgjësuar”, u shpreh Qavolli për Klankosova.tv.