Avionët izraelitë bombarduan një shtëpi në Gaza, u vranë 6 palestinezë
Të paktën 6 palestinezë u vranë në sulmin ajror që avionët izraelitë kryen ndaj një shtëpie në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Në deklaratën nga Mbrojtja Civile në Gaza thuhet se ekipet nxorën trupat e pajetë të 6 personave nga rrënojat e një shtëpie që u sulmua nga avionët luftarakë izraelitë në qytetin e Gazës. […]
![Avionët izraelitë bombarduan një shtëpi në Gaza, u vranë 6 palestinezë](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/03/AA-20240313-33977465-33977462-ISRAELI_ATTACKS_CONTINUE_ON_GAZA-scaled.jpg?fit=1024%2C683&quality=89&ssl=1)
![Pamje nga Palestina pas sulmeve izraelite. Foto: Anadolu Agency](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/03/AA-20240313-33977465-33977462-ISRAELI_ATTACKS_CONTINUE_ON_GAZA-scaled.jpg)
Të paktën 6 palestinezë u vranë në sulmin ajror që avionët izraelitë kryen ndaj një shtëpie në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Në deklaratën nga Mbrojtja Civile në Gaza thuhet se ekipet nxorën trupat e pajetë të 6 personave nga rrënojat e një shtëpie që u sulmua nga avionët luftarakë izraelitë në qytetin e Gazës.
Sulmi ajror është kryer ndaj një ndërtese 4-katëshe që përket familjes Al-Arir në zonën e “Tregut Valutor” të qytetit dhe se në mesin e 6 personave të vrarë ka një fëmijë si dhe dy gra, prej të cilave njëra shtatzënë.
Civilët e plagosur u dërguan për trajtim në spitalin Al-Ahli Baptist në Gaza.
Vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit në rrënojat e shtëpisë që u bombardua.