Avni Islami: Policia e Kosovës zakonisht tregon profesionalizëm , mirëpo është e pamundur që gjithmonë të qëllojë në rastin e ngjarjes

Avni Isami eskpert i sigurisë  ka komentuar për FrontOnline  ngjarjen e vrasjes që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, duke theksuar se kjo nuk është një dukuri e izoluar në Kosovë. “Ky fenomen nuk është ekskluzivisht vetëm në vendin tonë; ai ndodh edhe në vende më të zhvilluara ku ekzistojnë konflikte shoqërore dhe grupime që nuk iu […]

Avni Islami: Policia e Kosovës zakonisht tregon profesionalizëm , mirëpo është e pamundur që gjithmonë të qëllojë në rastin e ngjarjes
avni-islami:-policia-e-kosoves-zakonisht-tregon-profesionalizem-,-mirepo-eshte-e-pamundur-qe-gjithmone-te-qelloje-ne-rastin-e-ngjarjes

avni-islami:-policia-e-kosoves-zakonisht-tregon-profesionalizem-,-mirepo-eshte-e-pamundur-qe-gjithmone-te-qelloje-ne-rastin-e-ngjarjes


Avni Isami eskpert i sigurisë  ka komentuar për FrontOnline  ngjarjen e vrasjes që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, duke theksuar se kjo nuk është një dukuri e izoluar në Kosovë.

“Ky fenomen nuk është ekskluzivisht vetëm në vendin tonë; ai ndodh edhe në vende më të zhvilluara ku ekzistojnë konflikte shoqërore dhe grupime që nuk iu binden ligjeve të shtetit,” tha Islami.

Ai shtoi se, sipas statistikave kriminologjike, Kosova ka një shkallë më të ulët të kriminalitetit dhe organizatave mafioze në krahasim me vendet e rajonit, përfshirë Serbinë.

Islami vlerësoi përpjekjet e Policisë së Kosovës për të parandaluar ngjarje të tilla, duke e cilësuar si një institucion që ka treguar profesionalizëm në shumicën e rasteve.

Megjithatë, ai theksoi se është e pamundur që policia të parandalojë gjithmonë çdo incident. “Një rast i tillë duhet të trajtohet si një ngjarje e izoluar dhe është e rëndësishme që shoqëria të vetëdijesohet më shumë,” përfundoi Islami, duke bërë thirrje që drejtësia të bëhet përmes institucioneve dhe jo nga individë të caktuar.