Bajrami e LDK-së: Skandaloze se si nga 160 çerdhe u ndërtuan vetëm katër nga to

Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, për FrontOnline, thotë se Qeveria Kurti për tri vite mandat, ka ndërtuar vetëm tri çerdhe ani pse kishte premtuar ndërtimin e 160 të tyre. ‘’Vetë kryeministri Kurti tek Këshilli i Përgjithshëm i VV-së, tha se ata i kanë ndërtuar vetëm katër çerdhe prej […]

Bajrami e LDK-së: Skandaloze se si nga 160 çerdhe u ndërtuan vetëm katër nga to
bajrami-e-ldk-se:-skandaloze-se-si-nga-160-cerdhe-u-ndertuan-vetem-kater-nga-to

bajrami-e-ldk-se:-skandaloze-se-si-nga-160-cerdhe-u-ndertuan-vetem-kater-nga-to


Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, për FrontOnline, thotë se Qeveria Kurti për tri vite mandat, ka ndërtuar vetëm tri çerdhe ani pse kishte premtuar ndërtimin e 160 të tyre.

‘’Vetë kryeministri Kurti tek Këshilli i Përgjithshëm i VV-së, tha se ata i kanë ndërtuar vetëm katër çerdhe prej 160 të premtuara, pas tri viteve mandat u ndërtuan vetëm katra’’ thotë ajo.

Deputetja Bajrami, potencon se nuk ka ndonjë gjasë që premtimi i Lëvizjes Vetëvendosje, për ndërtimin e 160 çerdheve të mbaroj brenda këtij mandati qeverisës.

‘’Ne e dimë se nuk ka asnjë gjasë teorike të përfundoj ky premtim, por ajo çka është skandaloze as nuk ka filluar të përmbushet, sepse 4 prej 160, nuk është as 5% i premtimit’’ thotë ajo.

Deputetja e LDK-së, e konsideron si jo të befasishme edhe këtë gjë, sepse sipas saj gjithçka çka premtuar Vetëvendosje, ka ndodhur e kundërta.

‘’Por kjo nuk është befasi, sepse gjithçka çka është premtuar ka ndodhur e kundërta e tyre’’ u shpreh Bajrami për FrontOnline.