Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut i paralajmëroi qytetarët rreth keqpërdorimeve që po bëhen në emër të këtij institucioni
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të kenë kujdes nga thirrjet telefonike të panjohura, pasi disa është duke u keqpërdorur emri i këtij institucioni për përfitime të jashtëligjshme dhe keqpërdorimin e të dhënave, transmeton Portalb.mk. “Keqpërdorimi i identitetit të Bankës Popullore përmes thirrjeve telefonike, persona të panjohur tentojnë kundërligjshëm të përfitojnë financiari ose, edhe të […]
![Banka Popullore në Maqedoninë e Veriut i paralajmëroi qytetarët rreth keqpërdorimeve që po bëhen në emër të këtij institucioni](https://i0.wp.com/portalb.mk/wp-content/uploads/2024/03/Foto-2024-03-13T111526.799.png?fit=960%2C540&quality=80&ssl=1)
![Kartela bankare, foto: Fisnik Xhelili/Portalb.mk](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/03/Foto-2024-03-13T111526.799.png)
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut duhet të kenë kujdes nga thirrjet telefonike të panjohura, pasi disa është duke u keqpërdorur emri i këtij institucioni për përfitime të jashtëligjshme dhe keqpërdorimin e të dhënave, transmeton Portalb.mk.
“Keqpërdorimi i identitetit të Bankës Popullore përmes thirrjeve telefonike, persona të panjohur tentojnë kundërligjshëm të përfitojnë financiari ose, edhe të mbledhin ë dhëna personale që pastaj mund të keqpërdoren”, paralajmëroi Banka, duke kërkuar nga qytetarët që këto raste t’i paraqesin në adresën zyrtare [email protected].
Banka kërkoi nga qytetarët që mos të japin të dhëna personale dhe mos të veprojnë në përputhje me kërkesat e këtyre personave.
Ata theksojnë se Banka Popullore në asnjë moment nuk do të kërkojë xhirollogarinë, PIN-in ose ndonjë të dhënë personale përmes telefonik.