Basketbolli bën bashkë ambasadorin gjerman dhe Bedri Hamzën

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme nga Partia Demokratike e Kosovës sonte bashkë me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde, kanë ndjekur ndeshjen e tretë mes Trepçës dhe Yllit. Hamza ka thënë se janë bërë tifozë të rregullt të këtyre ndeshjeve dhe ka lavdëruar lojën e ekipeve, shkruan gazeta online […]

Basketbolli bën bashkë ambasadorin gjerman dhe Bedri Hamzën
basketbolli-ben-bashke-ambasadorin-gjerman-dhe-bedri-hamzen

basketbolli-ben-bashke-ambasadorin-gjerman-dhe-bedri-hamzen

Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme nga Partia Demokratike e Kosovës sonte bashkë me ambasadorin gjerman, Jorn Rohde, kanë ndjekur ndeshjen e tretë mes Trepçës dhe Yllit.

Hamza ka thënë se janë bërë tifozë të rregullt të këtyre ndeshjeve dhe ka lavdëruar lojën e ekipeve, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Ishte një paraqitje e shkëlqyeshme e lojëtarëve të të dyja ekipeve. Një spektakël i mrekullueshëm”, ka shkruar Hamza.

Hamza tha se beson që kampion do të jetë Trepça, ekipi i qytetit të tij.

“Kampioni, që besoj shumë se do të jetë ekipi im i zemrës, më pas e meriton edhe një ndeshje miqësore me ekipin favorit të ambasadorit Rohde në Gjermani. Këtë mundësi mbase do ta diskutojmë duke e shikuar ndeshjen e radhës. Ditë shumë më të mira do të vijnë për të gjithë sportistët tanë!”