Batusha: Zgjedhje treguan se BE duhet të jetë më e vendosur me vendimet, për Kosovën nuk ndryshojnë politikat

Deputeti i VV-së, Agon Batusha, njëherit anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, për FrontOnline, nuk parasheh rrezik nga rezultati i zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, sa i përket ndryshimit të politikave madhore të BE-së. ”Zgjedhjet treguan atë që euro-skepticizmi brenda BE-së është rritë, por jo aq rrezikshëm sa me dëmtuar ndonjë politikë madhore të BE-së’’ thotë ai. […]

Batusha: Zgjedhje treguan se BE duhet të jetë më e vendosur me vendimet, për Kosovën nuk ndryshojnë politikat
batusha:-zgjedhje-treguan-se-be-duhet-te-jete-me-e-vendosur-me-vendimet,-per-kosoven-nuk-ndryshojne-politikat

batusha:-zgjedhje-treguan-se-be-duhet-te-jete-me-e-vendosur-me-vendimet,-per-kosoven-nuk-ndryshojne-politikat

Deputeti i VV-së, Agon Batusha, njëherit anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, për FrontOnline, nuk parasheh rrezik nga rezultati i zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, sa i përket ndryshimit të politikave madhore të BE-së.

”Zgjedhjet treguan atë që euro-skepticizmi brenda BE-së është rritë, por jo aq rrezikshëm sa me dëmtuar ndonjë politikë madhore të BE-së’’ thotë ai.

Batusha, deklaron se rezultati është sinjal për politikat e brendshme të BE-së, se ata duhet të jenë me të vendosur në vendimmarrje.

‘’Gjithsesi që është sinjal për politikat brenda shteteve anëtare dhe BE duhet të jetë më i vendosur për vendimmarrje dhe me tregu mesazhe për këto kohëra të vështira për Evropën, për inflacionin, për luftën e Ukrainës’’ thekson ai.

Deputeti i VV-së, për FrontOnline, thotë se pavarësisht rezultatit, për Qeverinë e Kosovës, nuk do të ketë ndonjë ndryshim të politikave evropiane raport me Kosovën.

‘’Për Qeverinë e Kosovës, nuk ka ndonjë ndryshim, sepse politika jonë është e orientuar drejt BE-së dhe nuk besoj se do të ketë një ndryshim direkt, por forcat popullore kanë një ngritje, por nuk do të ketë ndryshim të çasjes së BE-së ndaj Kosovës’’ përfundon për FrontOnline, deputeti Agon Batusha.