BE-ja e miratoi Ligjin për dhunën në familje dhe ndaj grave, parashihen masa më të rrepta për dhunuesit

Këshilli i Bashkimit Evropian në maj i ka dhënë dritë jeshile një direktive të BE-së për të luftuar dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje. Marrja e veprimeve vendimtare kundër këtyre akteve të dhunës është thelbësore për të garantuar vlerat dhe të drejtat themelore dhe të mosdiskriminimit. Ligji kërkon që të gjitha vendet e BE-së […]

BE-ja e miratoi Ligjin për dhunën në familje dhe ndaj grave, parashihen masa më të rrepta për dhunuesit
Abuzim. Foto: Diodam10 në Canva

Këshilli i Bashkimit Evropian në maj i ka dhënë dritë jeshile një direktive të BE-së për të luftuar dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje. Marrja e veprimeve vendimtare kundër këtyre akteve të dhunës është thelbësore për të garantuar vlerat dhe të drejtat themelore dhe të mosdiskriminimit. Ligji kërkon që të gjitha vendet e BE-së të kriminalizojnë gjymtimin gjenital të femrave, martesat e detyruara dhe dhunën kibernetike, si p.sh. shpërndarja jo konsensuale të imazheve intime, raporton Portalb.mk.

Sa i përket kësaj teme, Maqedonia e Veriut mori kritika edhe nga Komisioni Evropian. Sfida e zbatimit të Konventës së Stambollit, dhuna ndaj grave, mungesa e grave në tregun e punës, diskriminimi në paga, promovimi i barazisë gjinore në media, ngecjet në punën e institucioneve janë vetëm disa nga pikat ku Komisioni Evropian në Raportin për vitin 2023 kritikoi vendin.

Çfarë përmban ligji?

Ligji i ri përmban gjithashtu masa për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje dhe vendos standarde për mbrojtjen e viktimave të këtyre krimeve.

“Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje është një krim i vazhdueshëm. Ky ligj do të garantojë në mbarë BE-në se autorët e tij do të sanksionohen fuqishëm dhe se viktimat e tij do të marrin të gjithë mbështetjen që u nevojitet”, tha Paul Van Tigchelt, Zyëvendëskryeministër belg dhe Ministër i Drejtësisë.

“Ky është një moment novator në rritjen e të drejtave të grave. Barazia e vërtetë mund të ndodhë vetëm kur gratë mund të jetojnë pa frikë se mos ngacmohen, sulmohen dhunshëm ose lëndohen fizikisht. Ky ligj është një hap i rëndësishëm për ta realizuar këtë”, tha Marie-Colline Leroy, sekretare belge e e Shtetit për Barazinë Gjinore

Elementet kryesore

Ligji që u miratua penalizon veprat e mëposhtme në të gjithë BE-në: gjymtimi i organeve gjenitale të femrave, martesa e detyruar, shpërndarja jo konsensuale e imazheve intime, ndjekja kibernetike, ngacmimi kibernetik dhe nxitja kibernetike e urrejtjes ose dhunës.

Kryerja e këtyre krimeve do të dënohet me burgim që variojnë nga të paktën një deri në pesë vjet. Direktiva vjen gjithashtu me një listë të gjerë rrethanash rënduese, të tilla si kryerja e veprës penale kundër një fëmije, një ish-bashkëshorti ose partneri ose një përfaqësuesi publik, një gazetari ose një mbrojtësi të të drejtave të njeriut, të cilat parashikojnë dënime më të rënda.

Dhunë, dhuna familjare, dhuna ndaj grave. Foto: Canva
Dhunë. Foto: Canva

Direktiva përmban gjithashtu rregulla të detajuara për masat e ndihmës dhe mbrojtjes që shtetet anëtare duhet t’u ofrojnë viktimave.

“Do të bëhet më e lehtë për viktimat e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje të raportojnë një krim. Si minimum, do të jetë i mundur raportimi i krimeve kibernetike në internet. Vendet e BE-së duhet gjithashtu të marrin masa për të siguruar që fëmijët të ndihmohen nga profesionistë. Kur fëmijët raportojnë një krim të kryer nga dikush me përgjegjësi prindërore, autoritetet do të duhet të marrin masa për të mbrojtur sigurinë e fëmijës përpara se të informojnë autorin e supozuar”, thuhet në njoftim.

Për të mbrojtur privatësinë e viktimës dhe për të parandaluar viktimizimin e përsëritur, shtetet anëtare duhet të sigurojnë gjithashtu që provat në lidhje me sjelljen seksuale të viktimës në të kaluarën, të lejohen në procedimet penale vetëm kur është e rëndësishme dhe e nevojshme.

“Me idenë e ndërtimit të një të ardhmeje më të sigurt, masat parandaluese synojnë të rrisin ndërgjegjësimin mbi shkaqet rrënjësore të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje“, thuhet në njoftim.

Shtetet anëtare kanë tre vjet nga hyrja në fuqi e direktivës për ta transpozuar atë në legjislacionin kombëtar.

Kujtojmë se djemtë janë grupi i dytë më i madh i autorëve të dhunës në familje ndaj grave në Maqedoni, pas grupit të parë, baballarëve të tyre. Burrat ose partnerët intimë (aktual dhe ish) përbëjnë 63 për qind të vrasjeve dhe dhunimit të femrave. Vrasjet dhe dhuna ndaj nënave janë rritur në 16 përqind të numrit të përgjithshëm të rrahjeve dhe femicideve.

Statistikat, nga ana tjetër, tregojnë se vetëm një përqind e të dy grupeve dhunuesve të grave përfundojnë në burg.

Enti shtetëror për revizion, duke përdorur të dhënat e Ministrisë së Brendshme, ka llogaritur se në vitin 2022 vërehet rritje prej 61 për qind të raporteve të pranuara për dhunë në familje, krahasuar me vitin 2018.

Në këto raste, rreth 80 për qind janë gra. Autorët janë bashkëshortët apo partnerët intimë dhe djemtë e viktimave.

Sa i përket kësaj teme, Maqedonia e Veriut mori kritika edhe nga Komisioni Evropian. Sfida e zbatimit të Konventës së Stambollit, dhuna ndaj grave, mungesa e grave në tregun e punës, diskriminimi në paga, promovimi i barazisë gjinore në media, ngecjet në punën e institucioneve janë vetëm disa nga pikat ku Komisioni Evropian në Raportin për vitin 2023 kritikoi vendin.