Bekim Haxhiu: Albin Kurti e Xhelal Sveçla ia çelën derën për me ikë bandës së Radojçiqit

Ikja e terroristëve në krye me Radoiçiqin nga Banjska, ka qenë e negociuar thotë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu. Ai në një video-podcast ka thënë se Njësisë Speciale i është dhënë urdhër që mos të shtien në drejtim të terroristëve serbë. “Unë e kam thënë edhe në momentin kur i kam parë video-incizimet, kemi pasur […]

Bekim Haxhiu: Albin Kurti e Xhelal Sveçla ia çelën derën për me ikë bandës së Radojçiqit
bekim-haxhiu:-albin-kurti-e-xhelal-svecla-ia-celen-deren-per-me-ike-bandes-se-radojciqit

bekim-haxhiu:-albin-kurti-e-xhelal-svecla-ia-celen-deren-per-me-ike-bandes-se-radojciqit

Ikja e terroristëve në krye me Radoiçiqin nga Banjska, ka qenë e negociuar thotë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

Ai në një video-podcast ka thënë se Njësisë Speciale i është dhënë urdhër që mos të shtien në drejtim të terroristëve serbë.

“Unë e kam thënë edhe në momentin kur i kam parë video-incizimet, kemi pasur edhe informata të brendshme, që mundësia që terroristët e Radoiçiqit të largohen këmbë pas këmbe për në Serbi ka qenë e negociuar.
I takon tani të jenë real dhe të mbrojnë interesin e Kosovës ata që kanë qenë nën udhëheqje të operacionit, atë e dimë sepse Banjska ka qenë e rrethuar na Njësi Speciale më elite të Policisë, kanë qenë nën monitorimin e snajperistëve tanë, dhe atyre iu është ardh urdhër që mos të shtijnë, dhe atë e kemi ditur…”, ka thënë ai.

Deputeti Haxhiu thotë se për ikjen e tyre, janë të involvuar Albin Kurti, e Xhelal Sveçla.

“Unë po them që kreu politik është i involvuar drejtpërdrejtë, prej zotëri Kurtit, e te ministri Svecla, dhe këtu do të duhej që edhe zyrtarë policor që kanë marr urdhër që mos të shtihet më në terroristët e Banjskës, të deklarohen, dhe mos të mbrojnë karrigen e tyre e me dëmtu Kosovën, sepse kjo çështje është e argumentume edhe në raportin i cili u publikua”, u shpreh tutje deputeti për Periskopin.