Biden: Askush në Lindjen e Mesme nuk duhet të minojë përpjekjet për armëpushim në Gaza

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se askush në Lindjen e Mesme nuk duhet të minojë përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve, për të cilën ai thotë se është në horizont, por është “larg të mbaruar”. “Askush në rajon nuk duhet të ndërmarrë veprime për të [...]Read More...

Biden: Askush në Lindjen e Mesme nuk duhet të minojë përpjekjet për armëpushim në Gaza

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se askush në Lindjen e Mesme nuk duhet të minojë përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve, për të cilën ai thotë se është në horizont, por është “larg të mbaruar”.

“Askush në rajon nuk duhet të ndërmarrë veprime për të minuar procesin”, shkroi Biden në rrjetet sociale dhe më vonë tha në një konferencë për shtyp se ishte optimist për perspektivat për një armëpushim, raporton Reuters.

“Unë jam optimist. Por është larg të qenit të mbaruar. Ka ende disa çështje, por mendoj se kemi një shans”, tha Biden.

Presidenti amerikan tregoi gjithashtu se do të dërgonte sërish në Izrael Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken për të vazhduar përpjekjet intensive për përfundimin e marrëveshjes.

Izraeli këmbëngul se paqja do të jetë e mundur vetëm nëse grupi militant palestinez Hamas shkatërrohet, ndërsa Hamasi këmbëngul se do të pranojë vetëm një armëpushim të përhershëm dhe jo të përkohshëm./abcnews.al