Biden: Jo më snajper në qarkullim/ Pas atentatit kërkon ndalimin e përdorimit modelit “AR-15”

Presidenti i shteteve të bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka kërkuar nga Kongresi ndalimin nga qarkullimi modelin e armës që u përdor në atentatin ndaj kandidatit republikan, donald trump. “Një AR-15 u përdor në të shtënat ndaj Donald Trump. Kjo ishte arma e sulmit që vrau shumë të tjerë, përfshirë fëmijë. Është koha për t’i [...]Read More...

Biden: Jo më snajper në qarkullim/ Pas atentatit kërkon ndalimin e përdorimit modelit “AR-15”

Presidenti i shteteve të bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka kërkuar nga Kongresi ndalimin nga qarkullimi modelin e armës që u përdor në atentatin ndaj kandidatit republikan, donald trump.

“Një AR-15 u përdor në të shtënat ndaj Donald Trump. Kjo ishte arma e sulmit që vrau shumë të tjerë, përfshirë fëmijë. Është koha për t’i nxjerrë jashtë ligjit”, tha Biden para turmës në një konventë në Las Vegas.

Joe Biden u kthye në fushatën për herë të parë që nga sulmi. Për disa ditë pas të shtënave, fushata e Bidenit ishte në pauzë. Sulmet verbale ishin ndalur, reklamat televizive u tërhoqën dhe një mesazh uniteti u shty nga shumë demokratë të shquar.

Duke folur të martën, Biden tha se politika aktualisht është shumë e nxehtë.

“Vetëm për shkak se politika jonë është shumë e ndarë nuk do të thotë që ne duhet të ndalojmë së thëni të vërtetën. Kush jeni, çfarë keni bërë, çfarë do të bëni – kjo është një lojë e ndershme. Më lejoni ta them përsëri sepse Trump po gënjen si dreq për këtë” tha ai.

Kthimi i presidentit në fushatën elektorale erdhi pasi Konventa Kombëtare Republikane mbylli ditën e dytë ku folën  ish-rivalët e kandidatëve presidencialë, Nikki Haley dhe Ron DeSantis – të cilët u bashkuan tërësisht Trump.

Autoritetet ende nuk kanë gjetur motivin e të armatosurit Thomas Matthew Crooks, i cili ishte në gjendje të qëllonte mbi Trump pasi u ngjit në çatinë e një ndërtese 130 metra,

Një rishikim i pavarur i trajtimit të të shtënave nga Shërbimi Sekret është duke u zhvilluar dhe udhëheqësit republikanë në Kongres kanë njoftuar gjithashtu një hetim.

/abcnews.al