Bocevski emërohet përfaqësues special i Qeverisë gjatë presidencës hungareze me BE-në

Qeveria në seancën e sotme ka emëruar drejtorët e disa institucioneve në Maqedoninë e Veriut. Ivica Bocevski është emëruar përfaqësues special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë The post Bocevski emërohet përfaqësues special i Qeverisë gjatë presidencës hungareze me BE-në appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bocevski emërohet përfaqësues special i Qeverisë gjatë presidencës hungareze me BE-në

Qeveria në seancën e sotme ka emëruar drejtorët e disa institucioneve në Maqedoninë e Veriut.

Ivica Bocevski është emëruar përfaqësues special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë Presidencës hungareze me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Drejtor i Shërbimit të Sistemit Hapësinor dhe Informativ është emëruar Jeton Suma.

Pece Stojkovski është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë për nxitjen e zhvillimit të bujqësisë – Manastir.

Eroll Abdiu është emëruar ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit të Agjencisë për Nxitjen e Zhvillimit të Bujqësisë – Manastir.

Blerim Sulejmani është emëruar ushtrues detyre i zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike.

Kashmir Saliu është emëruar ushtrues detyre i zv/drejtorit të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

Fikret Shabani është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Administratës Elektronike të Shëndetësisë.

Zoran Pejkovski, me propozim të ministrit të Kulturës, është emëruar drejtor i Qendrës Kulturore-Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, Republika e Bullgarisë.

Afrim Idrizi me propozim të drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve është emëruar ushtrues detyre. zëvendësdrejtor i KPD Burgu Shkup.

Biljana Stefanoska është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Agjencisë për Promovimin dhe Përkrahjen e Turizmit, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

The post Bocevski emërohet përfaqësues special i Qeverisë gjatë presidencës hungareze me BE-në appeared first on Flaka, në çdo lajm... .